Sot janë mbushur 21 vjet që nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, e ku ‘Rojat e Urës’ vranë 10 shqiptarë, të cilët ishin fëmijë, gra e pleq, duke lënë të plagosur shumë të tjerë, dhe u dëbuan diku rreth 12 mijë banorë shqiptarë. Personat të cilët u vranë atë natë ishin Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Në anën tjetër Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kurse në janarin e 2018-së, Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …