Masakra e Srebrenicës

21 vjet nga Masakra që kryen serbët në Srebrenicë, ku vranë 8.000 myslimanë boshnjakë

Sot bëhen 21 vjet qysh kur, më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, në zonën që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe nga Batalioni holandez. Në ditët që pasuan, serbët vranë e masakruan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.  Ekzekutimet ishin mirë të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur të bëmat e saj. Derisa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende. Në 21-vjetorin e  Masakrës, në qendrën përkujtimore Potoçari,  sot  do të varrosen mbetjet e 127 viktimave, të identifikuara muajve të fundit. Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun Ditë të përkujtimit të gjenocidit në gjithë Bashkimin Evropian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të veprojnë ngjashëm.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …