21 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të UÇK-së Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj

21 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të UÇK-së Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj

Sot shënohet 21-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake të Zonës Operative të Dukagjinit, dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut. Por ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe për shkak të pandemisë vetëm familjarët kanë bërë nderime në Kompleksin Memorial në Gllogjan, këtë e ka bërë të ditur për mes një postimi ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj. “Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

21 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të UÇK-së Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …