OAK

OAK: Vendosni masa dhe JO kufizime

OAK shpreh shqetësimin e saj që të gjithë këta mijëra punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe biznese që iu është ndaluar e drejta e punës, kanë familje, kredi, qiraja dhe obligime të tjera të marra më herët, andaj Qeveria duhet t’a marrë në konsideratë këtë fakt.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës që në pamundësi të përkrahjes së punëtorëve dhe bizneseve, mos të vazhdohet ndalimi i të drejtës së punës së mijëra punëtorëve që kanë mbetur në mëshirën e kohës dhe bizneseve që po pësojnë humbje të mëdha por që të respektohen masat për mbrojtje nga pandemia globale.

OAK rithekson që çdo vendim për mbyllje që do të merret sot, duhet të paraprihet me përkrahje financiare, në të kundërt do të ketë humbje edhe më të mëdha të vendeve të punës, jo nga dëshira por nga detyrimi.

Edhe ashtu Kosova po vuanë nga papunësia dhe emigrimi dhe është vendi me mbi 70% të qytetarëve në moshë pune që janë të papunë, andaj, hudhja në rrugë me vendime të shpejta pa përkrahje financiare është shkelje e Kushtetutës dhe të drejtës elementare për punë dhe jetesë.

Bizneset në përgjithësi, e veçanërisht sektori i Horeca-së, me rastin e lirimit të masave kanë bërë furnizimet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së tyre ekonomike, andaj OAK ka kërkuar që masat shtrënguese të jenë graduale, meqenëse bizneset dhe punëtorët nuk janë të gatshme të përballojnë të vetme tërë këtë situatë.

OAK kërkon që si masë për vaksinim të domosdosshem të vendosen rregulla, në mënyrë që nga 1 tetori të mos shërbehen personat që nuk vaksinohen, qoftë në institucione publike apo në sektorin privat. Kjo për arsyen se tani ka vaksina të mjaftueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …