leoni

Naim Tërnava: Në Kosovë gjendja nuk është e mirë, të lutemi për më shumë paqe, harmoni e qetësi në mes të njerëzve

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Rexhep Bojës, me rastin e vdekjes së tij

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja me rastin e vdekjes të udhëheqësit, drejtuesit, pedagogut e ambasadorit, Dr.Rexhep Bojës. Në letër ngushëllim thuhet se Myftiu Tërnava ndanë dhembjen me familjen dhe njëkohësisht e lut Zotin e madhërishëm që ish-myftiun ta marr në mëshirën e Tij. “Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shqetësimin e Kosovës. Lusim Allahun Fuqiplotë që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim”, është thënë në letrën e Tërnavës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …