Në kuadër të projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran, komunës së Vitisë dhe fermerëve, të martën janë ndarë mekanizëm për 22 bletarët e kësaj komune. Përfituesit e këtij projekti, janë furnizuar me centrifug elektrike, shkrirëse elektrike, aparat elektrik për ngjitjen e dyllit, depozitë për grumbullimin e mjaltit, kulluese për mjaltë, shpuese për korniza, tymosëse, ushqyese plastike, flet dylli tel për korniza si dhe koshere dykatëshe. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka çmuar bashkëpunimin tejet të mirë të komunës me Caritasin zviceran. “Jam ithtar për donacionet me mjete pune. Faleminderit për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që Caritasi zviceran e ka dhënë në shumë sektor. Do të vazhdojmë të përkrahim fermerët edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haliti. Kurse përfaqësuesi i Caritasit zviceran Nderim Pasuli, ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti është që fermerët të aftësohen në mënyrë që të gjenerojn të hyra. Këtë donacion për fermerët, e ka vlerësuar lartë edhe zyrtarja e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fadile Demelezi, e cila ka theksuar se kjo do të ndikoj në zhvillimin dhe kultivimin e sektorit të bletarisë në komunën e Vitisë.