Rreth 22 mijë shërbyes publikë në Kosovë sot do të hyjnë në grevë njëorëshe me kërkesën për nivelizim të pagave. Kjo grevë njëorëshe vlerësohet vetëm si sinjal se greva do të vazhdojë edhe ditëve në vijim derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Kjo është konfirmuar nga kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi. “Të gjithë shërbyesit civilë në nivel qendror dhe atë lokal do të jenë në grevë, që llogaritet rreth 22 mijë shërbyes. Greva do të jetë njëorëshe. Greva është shpallur nga ora 10:00 deri në orën 11:00 si formë paralajmëruese për Qeverinë. Me grevë nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona, sepse kërkesat tona janë shumë të sinqerta dhe nuk e prekin aspak buxhetin e shtetit. Derisa në buxhetin e shtetit ka mjete për të tjerët, të ketë edhe për ne e kësaj radhe baras me sektorët e shërbimit publik”, ka deklaruar Zymberi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …