Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, të cilat kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa një ditë më parë, sipas marrëveshjes së Kumanovës kishte filluar largimi i të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova që ishte paraparë të përfundonte më 21 qershor. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i quajtur UNMIK i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Më 12 qershor të vitit 1999 kishte filluar tërheqja e planifikuar e forcave serbe nga Zona e Llapit. Edhe gjatë tërheqjes, forcat serbe kanë djegur shtëpitë e shqiptarëve në rrugët nga ku kanë filluar të tërhiqen. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …