Sot me 30 prill bëhen 22 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf dhe Tahir Gashani. Ata ishin të inkuadruar në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, të Zonës Operative të Drenicës nën komandën e luftëtarët të lirisë, komandantit, Ilaz Kodra. Ndërsa në lapidarin e ngritur për ta janë të vendosur emrat dhe fotografitë e dëshmorëve Naim Tiku dhe Besim Tiku si dhe martirëve Zekë Gashani, Brahim Gashani, Zylfie Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Faton Gashani, Fatmir Gashani, Mihane Gashani. Pluhuri harresës kurrë mos i mbuloftë emrat e atyre që liria i ka rrënjët thellë në gjakun e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …