Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Me këtë rast, sot në orën 09:00, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodrës. Ndërsa në orën 09:30, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe në orën 10:00 bëhen homazhe për të rënët në Vërboc. Në organizim të komunës së Skenderajt dhe asaj të Drenasit dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të mbahet edhe një turne në futboll në orën 12:00, në Klinë të Mesme.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …