Sot bëhen 22 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj. Ai ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999. Çekaj njihej ndryshe me nofkën Veterani ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar. Më 19 prill 1999 në frontet e luftës çlirimtare kanë rënë edhe: Asllan Canë Dina, Leonard Dedë Paluca, Selman Bekë Lajçi, Behxhet Musli Brajshori, Besim Ragip Berisha, Fatos Shefqet Limani, Fejzullah Sokol Graiçevci, Fisnik Alajdin Ibrahimi, Hysni Tema, Shefqet Fazli Mustafaj, Besnik Lajçi, Muhamet Sokoli, Mejdi Abdullah Korrani e të tjerë…
