leoni

UCK

23 vite nga beteja e parë frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe e zhvilluar në Vajnik të Drenicës

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 luftëtarët e bërthamave të para të UÇK-së të drejtuara nga komandanti, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe, në fshatin Vajanik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje. Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në këtë fshat. Komandanti Adem Jashari me 10 luftëtarë kishte zënë prita në disa vende strategjike dhe pas katër orë luftimesh forcat e policisë u tërhoqën të mundura e të çorientuara.  Gjatë tërheqjes ato  kishin filluar të shtinin me armë kundër banorëve, shtëpive e shkollave.

Atë ditë, më 26 nëntor 1997, në fshatin Llaushë, forcat policore serbe  vranë mësuesin, Halit Geci, i cili u varros me një ceremoni madhështore më 28 nëntor 1997. Në ceremoninë e varrimit  të mësuesit martir, ku morën pjesë dhjetëra mijëra liridashës nga Drenica dhe mbarë Kosova, me urdhër të Adem Jasharit, dolën publikisht  për herë të parë tre përfaqësuesit e UÇK-së, Mujë Krasniqi, tani dëshmor, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Kjo datë shënon edhe daljen publike të UÇK-së dhe fillimin e luftës në Kosovë e cila do të zgjasë deri më 11 qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …