22 vjet nga masakra makabre ndaj 106 shqiptarëve në Pastasellë të Rahovecit nga forcat policore dhe ushtarake serbe

23 vjet më parë kriminelët serbë kryen masakra mbi popullatën civile të fshatit Pastasellë të Rahovecit dhe Burim të Malishevës

23 vjet më parë, më 31 mars të vitit 1999,  forcat policore e ushtarake të Serbisë kanë kryer një masakër mbi popullatën civile të fshatit  Pastasellë të komunës së Rahovecit, e cila  është njëra  nga masakrat më të tmerrshme që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë të vitit 1999. Aty janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’u kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 23 vjetësh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër, përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbijetuar 13 persona. Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër. Sot mbushen 23 vjet nga dita kur forcat kriminale serbe kanë kryer një masakër në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …