Sulmet ajrore të NATO-s

23 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi-Mali i Zi

23 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, rreth orën 20.00 Aleanca ushtarake Veriatlantike, pas një kohe të përgatitjeve dhe pasi delegacioni serb nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen paraprake në Rambuje të Francës.   kishte filluar  bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi. Sulmi ushtarak i forcës më të madhe ushtarake të botës u ndërmor për   shkak të dhunës, spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova, të cilin e kishte ushtruar regjimi i Serbisë, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Fillimin e bombardimeve të NATO-s në Bruksel, e kishte lajmëruar  Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës,  Havier Solana. Sulmet e Aleancës  nga ajri  kanë zgjatur deri më 10 qershor të vitit 1999, kur në Kumanovë Serbia kishte nënshkruar kapitullimin dhe në bazë të marrëveshjes kishte filluar edhe tërheqjen përgjithmonë të  forcave ushtarake e policore  nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …