leoni

Të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani" dekorohen nga kryetari Thaçi me urdhrin "Hero i Kosovës"

23 vjet më parë më 9 prill të vitit 1999 filloi Beteja e Koshares

23 vjet më parë, më 9 prill të vitit 1999,  filloi Beteja e  Koshares. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës. Kohë më parë këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”, andaj më 9 prill 1999 ishin krijuar kushtet e rrethanat  për të filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë atë ditë shënoi një fitore të fortë  për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftime në Koshare nuk janë ndalur deri në fund të luftës. Gjatë tre muaj luftimesh kanë rënë mbi 120 dëshmorë, në mesin e tyre edhe luftëtarë internacionalistë nga Italia, Franca e Algjeria  (TV-Dielli-RKL Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …