Më 19 korrik të vitit 1998, pas tërheqjes së forcave të UÇK-së, nga Rahoveci, meqë ishin shumëfish me të pakta në numër dhe vetëm me armatim këmbësorie, forcat serbe të ardhura nga Prizreni, kishin filluar sulmin masiv mbi popullatën e mbetur në qytet. Në Teqen e Sheh Myhedinit, në Rahovec, serbët masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Te vendi i quajtur, “Tuba”, u gjetën trupa shqiptarësh të vrarë, të masakruar, të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 të vrarë. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtonin atij krimi, kishin rrëfyer se ushtria dhe policia serbe kishin ekzekutuar shumë shqiptarë, Gjatë sulmit të forcave serbe u morën peng dhe u zhdukën shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë në Rahovec.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …