Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, veteranë të UÇK-së e bashkëpunëtorë, bënë homazhe para bustit të dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi nga Xërxa, i cili është i vendosur në oborrin e shkollës së fshatit që mban me krenari emrin e tij. Kryetari Latifi tha se, Hamëz Thaçi, u përjetësua 23 vjet më parë në betejën e Koshares, si dhe ishte pjesë e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky trim i Rahovecit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë për sakrificën sublime, trimërinë dhe përkushtimin ndaj UÇK-së dhe kombit shqiptar. Lavdi veprës së Hamëz Thaçit! Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të kombit! Ka thënë kryetari Latifi.