Bekim Berisha (5.6.1966 – 10.8.1998)

23 vjet nga rënia heroike e luftëtarit emblematik, Bekim Berisha dhe shtatë dëshmorëve të tjerë, në Dukagjin dhe në Kaçanik

Më 10 gusht të viti 1998, ka rënë heroikisht pas një betejë  disa orë me forcat serbe, Bekim Berisha njëri ndër luftëtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I njohur me nofkën e luftës “Abe-ja” ishte njëri ndër luftëtarët më të përkushtuar  jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por kudo në Kosovë, ashtu sikur kishte qenë edhe gjatë luftës atdhetare në Kroaci.

23 vjet më parë,  në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën në Zonën e Dukagjinit, përveç komandantit Bekim Berisha,  kanë rënë edhe  luftëtarët nga Drenica, Bedri Shala, e Bashkim Leku, si dhe luftëtarët: Elton Zherka e Permet Vula, nga Gjakova. Po më 10 gusht të vitit 1998, në fshatin Garbrricë të Kaçanikut kanë rënë dëshmorë, komandanti i parë i kësaj treve të Kosovës, Agim Bajrami dhe dy bashkëluftëtarët e tij: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. Po atë ditë forcat serbe kishin arrestuar edhe Danush Kurtajn, vëlla i Xheladinit, i cili ka rënë gjatë masakrës serbe në Burgun e Dubravës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …