U mbajt takimi i radhës lidhur me transportin ilegal të udhëtarëve

Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me policinë e Kosovës si dhe inspektoriatet komunale, është duke vazhduar aksionin për largimin e kombibusëve dhe veturave, të cilat po vazhdojnë  të operojnë ilegalisht në relacionet ndërurbane.

Përkitazi me këtë problem, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi tha se Ministria e Infrastrukturës, është duke punuar në drejtim të largimit të transportuesve ilegal nga rrugët e vendit por njëkohësisht është duke punuar edhe në realizimin e projekteve të tjera të cilat do të ndihmojnë në qarkullimin më të lehtë të qytetarëve të vendit tonë. Me këtë rast zëvendësministri Muharremi pohoi se ministria e Infrastrukturës  është duke vazhduar për të siguruar transportin në drejtim të Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ministria e Infrastrukturës është duke punuar rreth plotësim ndryshimit të ligjit për transportin rrugor ku ministria do të ftojë të gjitha palët e interesit që të japin kontributin e tyre: komunat, policia, shoqatat e transportuesve etj.

Si konkluzione të këtij takimi ishin që transporti i licencuar  të vazhdojë sipas linjave të përcaktuara, pastaj vazhdimi i bashkëpunimit në mes të inspektorateve komunale dhe atij të MI-së dhe policisë në largimin e këtij transporti. Të vazhdohet me konfiskimin e këtyre automjeteve të cilat janë ilegale. Gjithashtu u tha se në këto takime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e gjykatave.

Takimin në fjalë e organizoi Ministria i Infrastrukturës, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të inspektoratit nga këto komuna: Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj, Podujeva, Lypjani, Fushë Kosova dhe  Graçanica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …