Kuvendi i Komunës së Malishevës bart të hyrat vetanake nga vitet 2020 dhe 2021 për vitin 2022

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e -III- të (jashtëzakonshme), ku  prezent ishin, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi dhe të tjerë drejtorë. Drejtori për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, para këshilltarëve dha sqarimet për shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës Nr.04/374 datë: 06.05.2022 të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, për bartjen e të hyrave vetanake nga viti, 2020, 2021 në vitin fiskal 2022, po ashtu edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi iu përgjigjën të gjitha çështjeve të ngritura në debat nga këshilltarët për këtë pikë dhe pikat që u debatuan si: Shqyrtimi i kërkesës Nr.43-308/3 datë: 27.04.2022  të MAPL-së, për rishqyrtimin e ligjshmërisë së Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2022 për ta plotësuar dhe Shqyrtimi e miratimi i Draft-Rregullores për Subvencione dhe Transfere.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …