Në Kosovë kanë arritur 24.000 doza të vaksinës kundër Covid-19. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve. “Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, ka sjell dozat e vaksinës, të cilat kanë ardhur nga Amsterdami përmes Stambollit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …