Gjatë këtij muaji do të mbahet takimi i radhës në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Duke folur për agjendën e këtij takimi, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi ka thënë se në takimin në mes të dyja qeverive do të bisedohet për problemet e ekonomisë. Ai ka thënë se është rënë dakord që Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës ta kenë takimin e përbashkët të radhës në Shqipëri. Është caktuar data 24 prill dhe ka një risi tjetër krahasuar me mbledhjet e kaluara sepse nuk do të ketë një gamë të gjerë problemesh që do të trajtohen. Ato do të fokusohen në pesë-gjashtë pika, ku më të rëndësishmet do të jenë ato të fushës së shkëmbimeve tregtare ekonomike, të lejes së punës, lejes së qëndrimit në të dy anët e kufirit, ka saktësuar ambasadori, Qemal Minxhozi. Takimi në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet më 24 prill në Vlorë dhe do të marrin pjesë kabinetet e të dyja qeverive.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …