Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërtojë bazë ushtarake në kodrën më të lartë në veri të vendit, në Kodrën e Cërrnushës

24 vite më parë, ushtria dhe policia e Serbisë vranë qindra shqiptarë liridashës anekënd Kosovës

24 vite më parë, ushtria dhe policia e Serbisë vranë 243 shqiptarë në Krushë të Madhe dhe në Krushë të vogël. Sulmi i armatosur kundër popullatës shqiptare të këtyre dy fshatrave të komunë së Rahovecit, u nis më 25 mars të vitit 1999. Gjatë këtij sulmi, forcat shqiptarvrasëse serbe, vranë 243 civil, të të gjitha moshave, të të dyja gjinive, fëmijë, gra e pleq. Gjatë kësaj fushata ndëshkuese kundër shqiptarëve liridashës, forcat serbe ua vënë zjarrin edhe 893 shtëpive dhe ekonomive shtëpiake. Po atë ditë, forcat shqiptarvrasëse serbe, sulmojnë me armë zjarri familjen Berisha në Therandë, mandej i dhunshëm i vendosin në lokalin e një kafiterie brenda se cilës mandej hedhin bomba të shumta, për vrasjen e tyre. Nga ky sulm barbar, vriten 50 anëtar të kësaj familje. Sulme të armatosura të forcave shqiptar vrasëse serbe, kishte edhe ndaj vendbanimeve tjera. Më 26 mars, të vitit 1999, forcat serbe mësyjnë edhe në fshatrat Fortesë, Celinë, Brestovcë e vendbanime tjera, ku bien shumë dëshmorë të atdheut në altarin e lirisë gjatë luftimeve për mbrojtjen e popullatës civile dhe çlirimin e vendit. Edhe në këto fshatra, policia dhe ushtria e Serbisë, vret qindra civilë shqiptar, të moshave të ndryshme, fëmijë, të rinjë e të reja, pleq e plaka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …