leoni

Masakra e Izbicës

24 vjet më parë forcat kriminale, ushtarake serbe, vranë e masakruan 147 burra të rinj dhe pleq, në fshatin Izbicë të Drenicës

Më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Urdhrin për sulm e kishte dhënë komandanti kriminel serb, Lubisha Dikoviq. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët. Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Askush nga urdhërdhënësit  dhe ekzekutuesit serbë nuk ka dhënë llogari para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. ( RKL-TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …