Gjatë ofensivave të shtatorit të vitit 1998, forcat serbe kishin sulmuar shumë pozicione të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Më 25 shtator, një automjet policor serb ishte hedhur në erë nga një shpërthim në rrugën midis Likocit dhe Abrisë së Epërme. Serbët kishin pësuar edhe në disa vene të tjera. Sipas medieve të huaja të asaj kohe policia speciale serbe më 26 shtator ishte hakmarrë duke vrarë 27 civilë. Atë ditë serbët masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare. Midis këtyre ishin 9 gra dhe 5 fëmijë. Ata ishin ekzekutuar në një pyll, jo larg fshatit ku ishin strehuar. Më vonë, po atë ditë, 14 burra, disa kilometra larg Abrisë së Epërme, u maltretuan për disa orë, pastaj përfundimisht 13 prej tyre u ekzekutuan në fshatin Goluboc. Pas masakrës së asaj dite u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin goditur në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një masakre barbare. Më 27 shtator studiuesit dhe gazetarët e HRW mbërritën në fshat dhe dokumentuan masakrën, duke e përhapur kudo në mediet botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …