Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Jemi dëshmitarë për koalicione të panatyrshme

Lidhur me prishjen e koalicionit qeverisës në komunën e Pejës, luftëtari i UÇK-së, Pren Marashi, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte Komandant i Batalionit të 4-të, Brigada 138,  në një prononcim për radion Kosova e Lirë ka deklaruar: Jemi dëshmitarë që në Kosovë që nga përfundimi i luftës kanë ndodhur koalicione të panatyrshme, ngase në momentin kur preken vlerat e mirëfillta kombëtare , kur preket  UÇK-së, dhe njerëzit përfitojnë votat dhe elektoratin  duke ofenduar UÇK-në, dhe pjesa e UÇK-së, është bërë koalicion me këta njerëz është shumë e dhembshme. Ne e kemi potencuar se që në fillim nuk ka qenë koalicion shtet formues, ky koalicion ka për qëllim denigrimin e vlerave të mirëfillta.

Dëshmi për këtë është edhe kryetari aktual i Pejës, i cili që nga dita e parë e deri më sot, akoma nuk ka përfunduar duke e njollosur UÇK-në dhe luftëtarët e saj.

OVL në Pejë që nga fillimi nuk e ka mbështetur një koalicion të tillë, mjerisht me disa  njerëz të dalë nga UÇK. Kjo prishje e koalicionit nuk është e para ka ndodhur edhe dy tre herë të tjera, por shpresojmë që më në fund do të vetëdijesohen  e të punojnë për të mirën e kombit e interesin e shtetit./ RKL/

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …