25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” kanë mbajtur një protestë për shkak të mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer. Protesta u mbajt para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj. Autostrada do të hapet më 29 maj. Këtë projekt kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan, pavarësisht sa i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, varfërimit të popullatës dhe ikjes së të rinjve nga vendi në mungesë të investimit të shtetit në hapjen e vendeve të punës. Kontraktimi dhe ndërtimi i autostradave bëhet me tenderë ndërkombëtarë andaj edhe fitmet nga këta tenderë janë marramendës.
