MI LOGO

25 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS DHE 16 DITËT E AKTIVIZMIT (25 NËNTOR – 11 DHJETOR)

Në sesionin e 54-të  të Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara, të mbajtur në dhjetor të vitit 1999, është miratuar Rezoluta 54/134, me të cilën 25 nëntori është shpallur ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës  ndaj gruas, që simbolizohet me “Kordelen e bardhë”. Sivjet, Zyrtarja për Barazi Gjinore në Ministrinë e Infrastrukturës, ka organizuar fushatën me qëllim të sensibilizimit për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, që organizohet edhe në mjedise të tjera në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor. Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë – femra e meshkuj në mbarë botën. Për këtë arsye duhet që kjo çështje  të mos trajtohet vetëm si problem i grave, sepse çdokush mund të jetë objekt i dhunës – gratë, nënat, motrat dhe bijat tona.  Në Ministrinë e Infrastrukturës është përgatitur mesazhi sensibilizues për Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, që do t’ju dërgohet nëpërmjet postës elektronike,  dhe shpërndarja e “Kordelës së bardhë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …