26 vjet më parë, më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës. Në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, bija e Rifat Jasharit dhe Selvetja, bija e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i shkuan miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. At vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …