25 vjet më parë, më 26 mars 1999 forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46 anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë)

25 vjet më parë, më 26 mars 1999 forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46 anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë)

25 vjet më parë,  më 26 mars  të vitit 1999,  forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46  anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë). Krimi barbar serb u ndërmor te shtëpitë e kësaj familjeje,  e cila gjendej  afër Stacioni policor i Suharekës. Policia dhe Ushtria serbe kishin filluar t’ i   vrisnin nëpër shtëpitë e tyre ndërsa të tjerët i kishin dërguar në një kafiteri, ku serbë kishin kryer një masakër barbare. Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur. Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe janë varrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e familjes Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …