25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë kishin granatuar mbi fshatin Baballoq me rrethinë, kishin shkatërruar shumë shtëpi dhe kishin vrarë dhjetëra civilë shqiptarë. Serbët kishin granatuar fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë. Me atë rast serbët kishin granatuar fshatrat e Rekës së Keqe – Ponoshec, Brovinë, Batushë e Morinë. Luftimet për një kohë ishin zgjeruar në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Ishin granatuar fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc. Më 26 prill në Betejën 24 orëshe që u zhvillua mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe, në vendin e quajtur, “Varrezat e Cenajve” në Zonën Operative të Shalës ka rënë heroikisht, Shemsi Ahmeti epror i lartë i kësaj zone të UÇK-së. Më 26 prill të vitit 1999, në fronte të ndryshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare kanë rënë dëshmorë: Bafti Jemin Shala, Selim Salih Veselaj, Arsim Nazmi Muzaqi, Bekim Lutfi Thaçi, Rrustem Nezir Hyseni, Azem Babiqi dhe Salih Matoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …