Ministria e Shëndetësisë duke u mbështetur në të dhënat zyrtare, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur 14 të infektuar me virusin korona nga 5 mijë e 505 të testuar. Gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 259 raste të reja me virus, ndërsa janë shëruar 870 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 137 mijë e 452. Në total numri i rasteve aktive ka zbritur në 17 mijë të infektuar aktualë. Rënia e numrit të të infektuarve nuk është faktike, por numerike, sepse janë bërë 50 për qind më pak testime, sesa ditëve të kaluara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …