1981

26 marsi i vitit 1981 shënon ditën e protestave të fuqishme të studentëve të Universitetit të Prishtinës

26 marsi i vitit 1981 shënon ditën e protestave të fuqishme të studentëve të Universitetit të  Prishtinës, kundër forcave Speciale policore të Jugosllavisë. Ishte pikërisht dita  kur në Prishtinë do të arrinte dhe do të defilonte mes për mes kryeqytetit, Stafeta e Rinisë, një manifestim tradicional gjithëjugosllav, që  madhëronte dhe mitizonte  figurën e Josip Broz Titos, i cili kishte vdekur një viti më parë.

Po atë dite, grupe të organizuara studentësh në konviktet e tyre,  në Prishtinë ishin organizuar për të manifestuar kërkesat e tyre të drejta, sociale, të cilat i kishin  filluar më 11 mars. Ata u  drejtuan rrugëve dhe shesheve, duke brohoritur kërkesat e tyre. Me qëllim për ta ruajtur qendrën e Prishtinës, në orën e pas ditës, ku kreu komunist i Kosovës manifestonte arritjen e Stafetës, njësi të mëdha policore kishin zënë të gjitha shtigjet dhe kishte filluar një përleshje fyt a fyt  mes milicëve dhe studentëve. Forcat speciale Jugosllave, të cilat kishin zënë rrugët drejt qendrës, nuk u mjaftuan me këtë por kishin depërtuar te konviktet e studentëve ku edhe ndërhynë në mënyrën më brutale duke i rrahur të gjithë studentët, të cilët kishin ndodhur brenda dhe jashtë konvikteve.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …