26 shkurti i vitit 1936 shënon lindjen e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

26 shkurti i vitit 1936 shënon lindjen e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi në Prishtinë, Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të  aktivitetit atdhetar,  Adem Demaçin e  dënuan 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar me  15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet burg gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu në vitin 1990 Adem udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut  deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998- 1999 ka qenë  zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij,  në Prishtinë. Pas luftës ishte tejet aktiv në jetën qytetare por nuk iu dha ndonjë pozitë zyrtare, në Shtetin e Kosovës për të cilin ka bërë aq shumë.  Në vitin 2015 Adem Demaçi me disa ish të burgosur politikë themeloi TV-Diellin, por meqë ndërkohë ishte sëmurë familja e tij u tërhoq nga projekti. Adem Demaçi vdiq më 6 korrik 2018, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …