Më 30 janar 2019 në Junik mbahet Akademi përkujtimore për heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

26 vjet më parë kanë rënë në altarin e atdheut, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

26 vjet më parë kanë rënë në altarin e atdheut, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.  Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët e parë dhe ndër më të shquarit e  Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të vendit, Urdhrin “Hero i Kosovës”. Rënia në pritë e këtyre tre prijatarëve të lirisë ishte komentuar në mënyra të ndryshme nga politika pacifiste e Kosovës, e cila nuk pranonte realitetin, madje shkonte aq larg sa kërkonte forcat e interpolit ta gjurmonin rastin, pasi nuk i besonin realitetit, por linin të kuptohej se sulmet kundër policisë serbe i organizonte vetë Serbia për të pasur pretekst në luftën kundër shqiptarëve. Rënia e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, ishte shkëndija që u përhap me shpejtësi dhe mobilizoi edhe më fuqishëm forcat liridashëse të vendit, të cilat po tregonin gatishmëri për luftë të armatosur kundër pushtimit dhe represionit të përditshëm që ushtronte Serbia e Millosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …