Më 15 janar, të vitit 1999 në Reçak të Shtimes, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë, luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Neredimës: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit, Mehmet Mustafa, Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare. Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami. Po atë ditë në Reçak tëserbët vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë. Atë ditë forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin filluar edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre. Atë ditë në Reçak u vranë dhe masakruan barbarisht: Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e Vetëvendosjes, Ardiana Matoshi, kritikon ashpër Lulzim Bexhetin me fjalë fyese të rrugaçërisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka bërë komente ofenduese ndaj ish-kandidatit për kryetar të …