Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe para bustit të dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi nga Xërxa.
Hamëz Thaçi ishte luftëtar i idealeve të larta. Ai ra heroikisht në betejën e Koshares, duke u bërë pjesë e një akti domethënës të luftës sonë çlirimtare: thyerjes së kufirit të dhunshëm dhe të padrejtë që ndau shqiptarët gati një shekull. Figura e tij mishëron sakrificën sublime për atdheun, për lirinë dhe bashkimin kombëtar.
Lavdi veprës së Hamëz Thaçit!
Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të kombit! ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.