leoni

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

26 vjetori i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër Jugosllavisë

Sot, më 24 mars, shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore jugosllave në territorin e Kosovës dhe Serbisë. Këto bombardime nisën pas dështimit të negociatave të vitit 1999 për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, kur pala serbe refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes për paqe në Rambuje. Operacioni ajror i NATO-s, që zgjati 78 ditë dhe u ndërpre më 10 qershor 1999, ishte një përgjigje ndaj zhvillimeve dramatike në Kosovë dhe kishte si qëllim mbrojtjen e civilëve dhe përfundimin e dhunës sistematike. Më pas, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, filloi administrimi i Kosovës nga Kombet e Bashkuara dhe kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve në shtëpitë e tyre. Kjo ndërhyrje e NATO-s, shënoi fillimin e fundit të regjimit serb mbi Kosovën, që më vonë, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …