Në “Aeroportin Ndërkombër të Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon trendi i rrritjes së numrit të udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (LKIA) ka vazhduar në fillimvit trendin e rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë vitin e kaluar.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 mijë e 710 udhëtarë apo 104 mijë e 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 mijë e 895 udhëtarë. Përveç numrit në rritje mbi 19% në udhëtarë, aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 % në numrin e fluturimeve.

Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore “Condor” duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich të Gjermanisë.

Ndërsa ditë më parë edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore “GP Aviation”.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …