U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Lidhur me menaxhimin e kontratave të komunës me operator dhe kontraktues të ndryshëm , kryetari Bahtiri, tha se nuk guxon të ketë asnjë kontratë që nuk është në përputhje të plotë me ligjin, andaj edhe ka urdhëruar që të bëhet menaxhimi i tyre sipas vrejtjeve që i ka bërë auditori i përgjithshëm

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku tema diskutimi ishin menaxhimi i kontratave, njoftimi mbi testin e arritshmërisë  të nxënësve të klasave të nënta, propozimi për rregullimin e çështjes së parkingut të komunës, korniza afatmesme buxhetore-komunale 2017-2019, si dhe orari i dëgjimeve buxhetore.

Lidhur me menaxhimin e kontratave të komunës me operator dhe kontraktues të ndryshëm, kryetari Bahtiri, tha se nuk guxon të ketë asnjë kontratë që nuk është në përputhje të plotë me ligjin, andaj edhe ka urdhëruar që të bëhet menaxhimi i tyre sipas vërejtjeve që i ka bërë auditori i përgjithshëm.

Në takim u njoftuan se duke vepruar sipas vërejtjeve të auditorit, janë menaxhuar dhe shikuar të gjitha kontratat e apostrofuara nga auditori i përgjithshëm. Duke vepruar kështu, ju është dërguar vërejtja për shkëputje të kontratave katër operatorëve, tre prej të cilëve janë paraqitur në komunë dhe është arritur marrëveshja për mënjanimin e lëshimeve ligjore. Një operator nuk është lajmëruar fare dhe atij i është shkëputur kontrata.

Sa i përket testit të arritshmërisë të  nxënësve të klasave të nënta, u konstatua se testit i janë nënshtruar 1.574 nxënës dhe kalueshmëri është 65 për qind, që është për gjashtë për qind më mirë se në vitin e kaluar. Kjo u tha se flet për ngritjen e cilësisë në arsim.

Lidhur me  parkingjet e komunës, u bisedua për riorganizimin e tyre, me qëllim të krijimit të kushteve për parkim të automjeteve në vend më të përshtatshëm dhe lëshimin e parkingut  të deritashëm për nevoja të qytetarëve me pagesë.

Për Kornizën  Afatmesme Buxhetore Komunale 2017-2019, u tha se është në procedurë dhe se ajo duhet të diskutohet në të gjitha nivelet deri në fund të qershorit të këtij viti. Po në këtë takim u diskutua edhe orari i dëgjimeve buxhetore, duke u vlerësuar pozitivisht organizimi i deritashëm i tyre dhe vazhdimi i kësaj praktike të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundoi mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, u mbajt seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit e dhjeta …