Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur pasi një sulmues ka hapur zjarr në një kishë në Teksas, gjatë lutjeve të së dielës. Një komisar i Policisë në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se të paktën 27 persona kanë vdekur nga sulmi, ndërsa raportohet edhe për disa të tjerë të plagosur. Sulmi ndodhi rreth orës 11:30 të kohës lokale, Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në zonën Willson, ndërsa ende nuk dihen motivet, transmeton KosovaPress. Autori i masakrës është vrarë pas sulmit.