Masakra në Çamëri

27 qershori shënon Ditën gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

27 qershori i  vitit 1944 shënon Diten  e gjenocidit grek  ndaj shqiptarëve të Çamërisë.  Në atë ditë, forcat barbare mizore, fashiste të Napoleon Zervës vranë, dhunuan gra e fëmijë e më pas i pushkatuan mijëra shqiptarë të krahinës së Çamërisë, me qëllim për ta spastruar etnikisht një trevë të tërë shqiptare.  Gjatë atij aksioni të shëmtuar dhe barbar grekët vranë 2300 shqiptarë ndërsa 230 konsideroheshin të zhdukur. Kanë dëbuar për në Shqipëri rreth 20.000 çamë, u kishin djegur të gjitha shtëpitë dhe kishin zhdukur fshatra të tëra të shqiptarëve. Fashistët grekë nuk kishin kursyer as fëmijët as foshnjë në bark apo në gji të nënave shqiptare. Pjesa shqiptare e mbetur në Çamëri u dëbua përfundimisht në vitin 1948.  Kompozitori Prenk Jakova, tragjedisë së Çamërisë i ka kushtuar operën e parë shqiptare të titulluar “ Mrika”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …