27 shkolla të Malishevës marrin donacion nga USAID-i

Në kuadër të programit të USAID-it, për arsim, 27 shkolla të ciklit fillorë të komunës së Malishevës, kanë përfituar një donacion nga USAID-i, në mjete konkretizuese, për klasat e para dhe të dyta. Ky donacion është shpërndarë të premten, ndërsa në dhënien e donacioneve, mori pjesë edhe drejtori i arsimit Avdi Morina, i cili e falënderoi USAID-in për këtë donacion në mjete konkretizuese.

Këto donacione në mjete konkretizuese, janë dhënë për 27 shkolla, të cilat kanë qenë pjesë e trajnimeve nga USAD-i, ndërsa vlera e përgjithshme e donacionit është 6351.20 euro për të gjitha shkollat. Donacioni, apo pakot që u janë shpërndarë shkollave, brenda kanë mjete konkretizuese për klasat e para dhe të dyta, që do t’iu shërbejnë për mësimdhënie dhe mësimnxënie,  në lëndët e gjuhës shqipe dhe të matematikës.

Ky donacion, është në kuadër të bashkëpunimit mes drejtorisë komunale për arsim dhe USAID-it, përkatësisht të Basic Education Program (BEP), e që ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit të shkollave dhe përmirësimi i cilësisë në arsimin kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …