leoni

27 vjet nga Epopeja – Ramush Haradinaj rrëfen sulmin ndaj Kullës në Gllogjan

Sot shënohen 27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin dhe zhvilluan një betejë frontale me UÇK-në, duke pasur si cak shtëpinë e familjes Haradinaj. Ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë ngjarje, duke e lidhur me zhvillimet në Prekaz. Haradinaj ka theksuar se pas sulmit të forcave serbe në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars, beteja e Gllogjanit ishte e dyta. Ai ka shpjeguar se ata ishin të përgatitur dhe kishin një strategji mbrojtëse. “Ne e dinim që forcat serbe do të na sulmonin, prandaj u përgatitëm me një strategji mbrojtëse,” tha Haradinaj. ­Përkundër strategjisë së komandantit legjendar Adem Jashari, Haradinaj tregon se ata nuk qëndruan në një vend të vetëm, por lëviznin çdo dy orë. “Fillimisht luftuam për rreth dy orë nga shtëpitë tona, më pas u zhvendosëm në shtëpitë e vjetra dhe së fundmi në kullat e Gllogjanit,” shtoi ai. Në këtë betejë, mori pjesë e gjithë familja e ngushtë dhe e gjerë, dhe nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …