leoni

Përfaqësimi i Komunës së Skenderajt në New York City

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, po qëndron këto ditë në New York City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një vizitë zyrtare, me ftesë të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës me emrin e Ismail Qemalit, ngjarje kjo që është mbajtur gjatë ditës së djeshme. Në vigjilje të ceremonisë, kryetari Nura është takuar me personalitete të shumta të Këshillit Bashkiak të New York City dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku ka diskutuar për çështje të interesit reciprok, me theks të veçantë për komunitetin shqiptar që jeton dhe vepron në New York. Gjatë kësaj vizite, kreu i Skenderajt është takuar edhe me bashkatdhetarë të shumtë dhe me personalitete shqiptare nga jeta politike e kulturore. Në të gjitha këto takime kryetari Nura përveç që i ka njoftuar me zhvillimet në komunë, i ka ftuar që pushimet e sivjetme verore t’i kalojnë në vendlindje, për çka Komuna e Skenderajt ka përgatitur aktivitete të shumta për bashkatdhetarë.

May be an image of signboard and text

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …