Komuna e Vitisë dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë hapin thirrjen për aplikim me projekte komunitare

Komuna e Vitisë së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të “Skemës për Mbështetjen e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Rinisë”, të projektit FIERC – Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, hap këtë thirrje për aplikim me projekte komunitare/projekte start-up

A jeni në mes të moshës 18-35 vjeç? Dëshironi të bëni një ndryshim pozitiv në komunitetin tuaj? A keni një ide konkrete për të avancuar marrëdhëniet nderetnike në komunën tuaj? Atëherë ju bëjmë thirrje që të aplikoni në linkun që është në postim.

Projekti FIERC do të mbështesë një projekt ne komunën e Vitisë, me një shumë maksimale prej 1,500-euro për projekt.

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit FIERC (Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik) i financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Zyrës së Jashtme Federale Gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …