28 janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

28 janari është Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. 28 janar 1981 është data e nënshkrimit të Konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale. 25 vjet më vonë, në vitin 2006, kjo datë në mënyrë simbolike është zgjedhur Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Të dhënat personale përpunohen në shume aspekte të jetës së përditshme, si shembull, hapja e një llogarie bankare, rezervimi online i një bilete, udhëtimi, blerja e një SIM kartele etj. Mbrojtja e të drejtës në privatësi është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat të Njeriut. Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri, Besnik Dervishi, është Komisioneri përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …