Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim 8 përfitues, përpunues të pemëve dhe perimeve që janë përkrahur (subvencionuar) nga thirrja e fundit e lëshuar nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Rahovecit. Kryetari Latifi tha se përkrahja për përpunuesit e pemëve dhe perimeve do të jet prioritet edhe viteve në vazhdim. Ndërkohë, do të vazhdojë përkrahja konkrete edhe në fushëveprimtari të tjera ekonomike, si: zejtarët dhe artizanalet, bizneset e reja si dhe bizneset e vogla dhe të mesme, me qëllim të fuqizimit të tyre, ka thënë kryetari Latifi.