Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind Adem Shaban Jashari, komandanti Legjendar i UÇK-së

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind Adem Shaban Jashari, komandanti Legjendar i UÇK-së

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind Adem Shaban Jashari. Adem Jashari ishte i biri i Shaban Jasharit dhe i Zahidesë. Ai lindi në ditën më të shënuar të historisë sonë kombëtare, më 28 nëntor, në datën e kthimit të Gjergj Kastriotit në Krujë dhe në datën tjetër të historisë, kur plaku Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e pavarësisë të Shqipërisë. Ademi lindi në Prekaz, më 28 nëntor të vitit 1955, në dimrin që mbahet mend për acar dhe dhunë mizore që ndërmori regjimi jugosllav kundër shqiptarëve, më pretekst të kërkimit të armëve në mbarë Kosovën. Ishte koha e fillimit të  aksionit famëkeq për çarmatosjen e shqiptarëve. Më 28 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së. Garda e Kosovës mban emrin e Adem Jasharit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …