Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci, në fshatin Llaushë, me miratimin e Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike. Ata shpalosin qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetme për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin e rezistencës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, prej asaj dite lëviznin lirshshëm, në Drenicë, në Dukagjin e më pas të tërë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …